Të zihesh me të dashurin/ën është e shëndetshme, nëse e bëni siç duhet

Harrojeni shprehjen “gjithçka lejohet në dashuri dhe luftë”, aq më tepër kur bëhet fjalë për zënkat e panevojshme me partnerin.
Patjetër që shpërthimet e dashurisë janë normale në një masë të caktuar, por s’duhet të harroni që ndershmëria, komunikimi dhe të qënit i hapur duhet të jetë gjithmonë prioritet në çift.
Nga studimet e kryera kohët e fundit, ka rezultuar se njerëzit përfitojnë shumë nga të qënit i drejtëpërdrejtë. Të thurësh intriga, të tregohesh cinikë, të bësh ironi dhe të shpikësh gjëra që s’janë nuk funksionon, aq më pak në një lidhje. Nëse ti dhe ai/ajo keni perspektiva të ndryshme (të gjithë ne i kemi) është e rëndësishme t’i shprehni me zë të lartë, por duke i bërë në mënyrën më konstruktive të mundshme.
Zënkat në çift janë shumë të shëndetshme, por duhet të dini si t’i nisni dhe si t’i përfundoni ato. Gabimi më i madh që bëni është të ndrydhni veten për t’ju shmangur sa më shumë një zënke. Duke shmangur konfliktin nuk po bëni asgjë, ndërsa duke u përfshirë në konflikt ju afroheni me njëri-tjetrin, por si duhet ta bëni në mënyrën e duhur?
1. Zgjidhni një kohë të mirë për t’u zënë
Koha se kur nisni një diskutim apo gjëra që s’ju pëlqejnë nga pala tjetër është elementi kryesor që duhet të konsideroni. Nuk mund të ndizni një sherr kur shihni që partneri ju është i nxehur, i stresuar apo me ngarkesa të tjera psikologjike.
2. Analizoni fillimisht ndjenjat tuaja
Duke skeduluar një zënkë me të, i jepni kohë vetes për të menduar rreth ndjesive tuaja më gjatë. Mos u nxitoni dhe vini në peshore disa gjëra.
3. Bëhuni dëgjues të mirë
E dini që një pjesë e mirë e sherreve dhe zënkave në çift vijnë sepse partnerët nuk dinë të dëgjojnë njëri-tjetrin? Mos u nxitoni të përgjigjeni, dëgjoni me kujdes dhe analizoni më vonë ndjesitë/fjalët e tij/saj. Duke qenë një dëgjues i mirë, ju jeni të aftë të rregulloni emocionet tuaja. Edhe nëse dëgjoni diçka që nuk ju pëlqen prej tij para se të reagoni, mendohuni. Merrni frymë thellë dhe mos u përgjigjni duke akuzuar palën tjetër. Kjo do t’i agravonte gjërat.
4. Mos përdorni fjalë si “ti”, “kurrë” apo “gjithmonë”
Ka një ndryshim shumë të madh mes shprehjes: “Ti po bën këtë” apo “ti je ky” dhe “Unë ndihem….kur ti e bën këtë”. Duke përdorur këtë frazë, personi përballë jush do të zbutet. Sqarohuni me veten për ndjenjat tuaja para se të flisni.
5. Kujdes me gjuhën e trupit
Toni i zërit është kyç gjatë një zënke, njësoj si sytë që rrotullohen nga inati. Nëse s’doni që gjërat të bëhen më keq, punoni me frymëmarrjen dhe përpiquni të qëndoni të qetë. Gjuha e trupit ka më shumë rëndësi nga sa mendoni ju kur jeni të inatosur.
Burimi: CNN

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *