Tea: Si mund të më gjykosh mua me bikini, kur vetë e ke profilin të tillë

Kejvina: Këta pa moral, bëjnë moral. Por mua më pëlqen edhe kur më shajnë.

Tea: Mua s’më intereson fare.

Hyrja e Kejvinës shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”. Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti, do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe publiku do të zgjidhte nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhen” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e “BB VIP Albania 2”.