Tea Trifoni, ish-banorja e Big Borther VIP, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, duke thënë se një fans i Luizit, ka tentuar ta përplasë me makinë. Ajo ka treguar se ka qenë me motrën e saj në makinë, kur një person, që sipas saj ka qenë fans i këngëtarit Luiz Ejlli është përpjekur që ta aksidentojë.
“Pak ditë më parë, një nga fansat e Luizit u mundua të më përplaste me makinë. Big Borther vazhdon edhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra e vogël në timon, ndërsa dikush po mundohej të në përplaste dhe të bënim karambol”, tha Tea e ftuar në emisionin “S’e luan topi”.
E pyetur se si e ka kuptuar që ishte fans i Luizit, Tea u përgjigj: “Po na hidhte ujë, po thërriste, po bërtiste. Kështu që kush tjetër?!”
Lidhur me pëlqimin e aluduar që ka ndaj Luizit ajo tha: “Unë kam folur gjatë për këtë aq sa arriti në një pikë që thashë ok s’po e mohoj, le të mendojnë ca të duan njerëzit, po keni të drejtë ashtu është situata. Është krijuar perceptimi që unë kam pasur pëlqim për Luizin”.