Fondi i Teatrit për të Rinj është një nga ato raste të shumta iniciativash të Ministrisë së Kulturës, në përputhje me misionin dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit.
Përmes këtij fondi prej 10 milionë lekësh, synohet të nxitet dhe të zgjerohet harta kulturore, duke e shtrirë gjeografikisht këtë fond; duke krijuar lëvizjen teatrore në bazë të rajoneve nga jugu në veri, në një formë bashkëprodhimi me teatrot e rretheve; duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës po shkon në të gjithë hartën tonë; duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e në teatrit në Tiranë, por edhe në rrethe.
Projektet përfituese nga ky fond do të realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore.
Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 37 të tilla, prej të cilave janë zgjedhur nga Bordi Artistik i TKEKS 10 projekte fituese ku 2 janë regjisore vajza dhe 8 regjisorë djem.
Një pikë tjetër e rëndësishme në këtë thirrje ka qenë edhe promovimi dhe vënia në skenë e dramaturgjisë shqiptare përveç asaj të huaj, për të mos ngritur dorën tek regjisorët, pse nuk zgjedhin dramaturgjinë tonë.
Prej 10 projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar 5 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 5 të dramaturgjisë së huaj.
Shpërndarja gjeografike e projekteve është :Tiranë – 3 projekte; Durrës – 1 projekt; Elbasan – 1 projekt; Korçë- 1 projekt; Vlorë – 1 projekt; Shkodër – 2 projekte; Gjirokastër – 1 projekt
Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj që sërish do të jetë nën titullin “HAPAT”, këtu në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.
Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:
1. Aleksandër Kondi – vepra “Krim në hotel”, autori Samuel Bobrik dhe Ron Clarck,
2. Endrit Ahmetaj – vepra “Xhoni dhe Xhoi” , autori Agota Christoph,
3. Flobensa Bezati – vepra “Zot” , autori Ëoody Allen,
4. Gerti Palali – vepra “Qorri” , autori Gerti Palali,
5. Ina Mirinaj – vepra “Këngët e rinisë” , autor Migjeni,
6. Kriks Dumo – vepra “Konstalacionet”, autor Nick Payne,
7. Marius Dhrami – vepra “Të parët dhe të fundit” , autor John Galsëorsy,
8. Mariel Brahimllari – vepra“ E kuqe e errët” , autor Migjeni
9. Rafael Hoxhaj – vepra “Ikja” , autor Bujar Hoxhaj ,
10. Shyqyri Caushaj – vepra “Audienca e Vaclav Havel”, autor Jeton Neziraj,