Tedi Blushi: Varfëria nuk luftohet me paketë therrimesh

Partia e Lirisë ka reaguar sot për indeksimin e pagave në vend që u lajmërua nga kryeministri i vendit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi e quajti vendimin për indeksimin e pagave dhe pensionve si një paketë “Paketë Thërrimesh” ku theksoi edhe faktin që vetem në tetë muaj çmimet e produkteve ushqimore janë rritur nga 6.7% në janar në 13.3% në korrik.

Ai tha se qeveria e ka shkeluar hapur detyrimin që ka për të mbrojtur nivelin e jetesës së nënpunësve publik. Rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë familjare.

“Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme. Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *