Publikohen pamjet e atentatit ndaj biznesmenit Eduart Reçi, i cili i mbeti i vrarë mbrëmjen e 13 nëntorit. Në pamjet e rënda duket momenti teksa Reçi del nga lokali poshtë pallatit të tij, ecën ngadalë dhe qëllohet me një plumb në kokë duke rënë direkt në tokë. Gjatë momentit që qëllohet ai ka qenë duke folur në celular, ndërsa dyshohet se autorët ishin vendosur në shkallët e një hoteli përballë.