Nëna dhe babai refuzojnë tarifën prej 25 euro në aeroport dhe e braktisin fëmijën në vendin e tij në fluturimin që duhej t’i çonte në Bruksel.
Ata mbërrijnë me vonesë në aeroport dhe, kur në check-in, i cili sapo ishte mbyllur, punonjësit e kompanisë i njoftojnë se duhet të paguajnë edhe 25 euro më shumë për të hipur në fluturimin direkt për në Bruksel me ndenjësen për djalin e mitur, braktisin fëmijën dhevetë hipën në avion, pasi vraponin për në kontrollin e pasaportës. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv. Nënë e baba të rënë në gjurmët e stafit dhe sigurimit i janë dorëzuar policisë. Avioni u largua pa to.
Çifti belg duhej të hipte në fluturimin FR4710 të Ryanair për në Bruksel, por, me sa duket, nuk kishte blerë biletë për djalin e tyre. Kështu, pasi kanë refuzuar të paguajnë tarifën prej 25 euro, për pak sa nuk kanë shkaktuar sherr me operatorët, ata kanë shkuar në kontrollin e pasaportave, duke e lënë fëmijën në vendin e tij te sporteli.
Kur zyrtarët e kompanisë morën vesh për këtë, një anëtar i ekuipazhit tokësor e çoi çiftin përsëri në sportelin e kontrollit për të dorëzuar foshnjën dhe thirri policinë. Dy prindërit u morën nga oficerët për t’u marrë në pyetje.
Në një video të publikuar nga lajmi izraelit Mako , stafi i kontrollit shfaqet i tronditur pas zbulimit: ata lëvizin butësisht batanijen që mbulon sediljen e makinës dhe gjejnë të porsalindurin brenda.
Ryanair tha për Metro.co.uk se “këta pasagjerë që udhëtonin nga Tel Avivi në Bruksel më 31 janar u paraqitën për check-in pa rezervim për foshnjën e tyre. Ata më pas vazhduan me sigurimin duke e lënë foshnjën në pikën e kontrollit”.
Megjithatë në faqen e kompanisë, me rastin e blerjes së biletës së avionit, bëhet e ditur se parashikohet një tarifë prej 25 eurosh për fëmijën e ulur në krahët e një të rrituri. Vendi paguhet veçmas nëse fëmija udhëton në ndenjësen e makinës.