Rritja e pandalshme e telefonave inteligjentë bëri që telefonat fiks të qëndronin në hije për më shumë se 10 vjet. Por duket se po rikthehen në modë.
Të dhënat e viteve të fundit flasin vetë. Në Itali, sipas një artikulli të La Stampa, telefonat fiks po rikthehen aty ku e kishin vendin. Njerëzit po i zgjedhin për disa arsye. Disa sepse është një mënyrë për t`u shkëputur nga celularët. Të tjerë sepse kursejnë enegjinë dhe shmangin mungesën e karikimit. Kurse një kategori tjetër e preferor edhe si aksesor, ndaj edhe zgjedhin atë stilin e vjetër fare pa numra.
Në Etsy, një faqe e famshme e tregtisë elektronike, në vitin 2021 pati një rritje prej 45% për telefonat fiks.
Sidomos në kohën e pandemisë, trafiku i telefonisë fikse u rrit me 63%.