Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se 40% e fuqisë punëtore ka emigruar.
Teliti thotë që raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin ka konfirmuar se të gjitha akuzat dhe shqetësimet e PD për largimin e fuqisë punëtore.
“Largimi i tyre nuk ka thjesht ndikim në aspektin social, por ka rritur ndjeshëm edhe presionin mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorët e industrisë, turizmit dhe shërbimeve”, shkruan Teliti.
Ai shprehet se sipas IOM, Shqipëria ka një nivel të lartë të emigrimit dhe të varfërisë, korrupsionit, mungesës së konkurrencës së lirë, pagat e ulëta etj.
Teliti thotë që mundësitë janë akoma që pasi duhet vizion, dorë të hekurt në luftën ndaj korrupsionit, paga dinjitoze dhe politika konkrete për rikthimin e shqiptarëve të larguar.
“Ndaj ngrihuni dhe me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile të largojmë shkaktarët e kësaj gjendjeje skandaloze dhe bashkarisht të bëjmë ndryshimin”, thekson Teliti.