Kryeministri i vendit Edi Rama, ka udhëtuar për në Itali ditën e sotme, pikërisht në Romë ku po zhvillon një vizitë zyrtare me kryeministrin italian Mario Draghi.
Gjatë takimit të tyre do të diskutohen disa çështje kryesore ndërmjet homologëve, kështu ka bërë me dije më heret kryeministti i vendit.
Në qendër të diskutimeve pritet të jenë tema e njohjes së pensioneve të bashkëqytetarëve shqiptarë në Itali, si dhe bisedime për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
/Priza.al/