Territori ynë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Por vranësirat e pakta do të jenë më të fokusuara në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 12°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.
/Priza.al/