Moti këtë të mërkurë pritet të jetë i qëndrueshëm dhe nën ndikimin e rrymave të ngrohta.
Pritet të ketë kthjellime por dhe vranësira të pakta herë pas here, sidomos në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 6 deri 23°C
- në zona e ulëta 10 deri 28°C
- në zona bregdetare 12 deri 27°C