Temperatura deri në 34 gradë, si do të jetë moti për ditën e sotme

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 12 deri 29°C
  • në zona e ulëta 14 deri 34°C
  • në zona bregdetare 16 deri 32°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *