Moti për javën e ardhshme pritet të jetë me temperatura të larta por edhe reshje shiu.
Sipas parashikimit të meteorologëve dita e hënë dhe e martë parashikohet e kthjellët dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Ndërkohë e mërkura dhe e premtja do të karakterizohen me një mot me diell dhe vranësira të pakta. Për ditën e Shtunë një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me intensitet të lartë.
Temperaturat priten të luhaten në vlerat 35-36°C.