Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të rriten ndjeshëm ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 36°C.
/Priza.al/