Dita e sotme do të ketë sërish temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 39 gradë celsius. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të mbizotërojnë nga kthjellimet në zonat bregdetare dhe të ulta, por vranësira kalimtare kanë zonat malore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash në të gjithë Shqipërinë. Kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta do të mbeten edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.