Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.