Vendi ynë përgjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin.
Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.