Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve botërore arriti në 21.1 gradë në fillim të prillit, që është më e larta në histori që nga fillimi i regjistrimit satelitor.
Agjencia Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka publikuar të dhëna nga të cilat rezulton se është thyer rekordi i mëparshëm nga viti 2016, kur temperatura e oqeanit në këtë kohë të vitit ishte 21 gradë.
“Trajektorja aktuale e rritjes së temperaturës së oqeanit po thyen të gjitha rekordet e mëparshme dhe shifrat duket se do të rriten edhe më shumë”, tha profesori klimatolog i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor, Matthew England.
“Fenomenit klimatik trevjeçar ‘La Niña’ po i vjen fundi”, tha studiuesi Mike McFadden.
Sipas tij, fenomeni “La Niña” ndihmoi për të mbajtur një temperaturë më të ftohtë të oqeanit pavarësisht rritjes së përqendrimit të gazeve në atmosferë që shkaktojnë efektin serë.