Temperatura nën 0 gradë dhe reshje shiu, ja si do jetë moti sot

Shqipëria vijon nën dominimin e një sistemi të fuqishëm vranësirash gjatë gjithë 24-orëshit duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe dëborë në zonën malore, sasi më të konsiderueshme të reshjeve do ketë zona veriore dhe qendrore. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes, por në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij të paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje në formë rrebeshi të shoqëruara me mini-stuhi ere, KU më të konsiderueshme reshjet priten në Veri të Europës. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesërisht Jugperëndimi i kontinentit dominohen nga moti i qëndrueshëm.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *