Vendi ynë është prekur nga një valë e nxehti ku temperaturat po prekin pikun. Pikërisht në këto ditë, vajzat kanë siklete të ndryshme por ajo që i shqetëson më tepër është djersitja tek gjoksi. Fatmirësisht, ka disa gjëra që mund të bëni për t’ia lehtësuar sadopak vetes këtë “bezdi” të vogël.
Priza.al sjell disa mënyra për vajzat që t’i mbijetojnë këtyre ditëve përvëluese dhe të reduktojnë djersitjen e gjoksit:
Vish bluza të lirshme
Kështu, lejon më shumë qarkullim ajri dhe i bën një nder lëkurës tënde.
Zgjidh gjithmonë materiale të përshtatshme
Nuk ka rëndësi sa e bukur është ajo bluza, nëse nuk është në materialin e duhur, mos e bli. Zgjidh gjithnjë material pambuk dhe lino.
Vish bluza/ këmisha në ngjyrë të hapur
Ngjyrat e errëta mund të fshehin njollat e djersës, por tërheqin edhe rrezet e diellit dhe ngrenë temperaturën e trupit. Në ditët më të nxehta, ktheji sytë nga e bardha dhe bezha.
Përdor deodorant edhe për pjesën poshtë gjoksit
Po, mund ta reduktojë edhe djersën e gjoksit. Thjesht, zgjidh një deodorant pa alkool që të mos kesh irritime në zonën poshtë gjoksit.
Bëj kujdes me reçipetat
Mbaj reçipeta të rehatshme dhe prej pambuku. Shmangni sytjenat që kanë material sintetik si poliestër ose materiale shumë të trasha. Gjatë vapës rekomandohem veshje pambuku pasi ato e lejojnë lëkurën të ajroset më mirë.
Gjithashtu, nuk sugjerohet të përdorni sutjena me tel apo me mbushje sepse kanë tendencën ta bëjnë djersitjen edhe më keq.
Mbaj një bluzë me vete
Nëse ke një takim të rëndësishëm, merr një bluzë me vete, sepse stresi gjithashtu shkakton djersitje.
Nëse ndihesh rehat, mos vish reçipeta
“Free the nipples” të thotë edhe Kylie Jenner. Ti do jesh rehat, “vajzat” e tua do marrin frymë lirisht.