Temperatura të larta priten edhe për javën e ardhshme, ku temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se kjo valë e të nxehtit afrikan do të zgjasë gjatë gjithë javës.
Sakaq pritet që temperaturat të kenë një rënie të lehtë, ku do të shoqërohen edhe me erë.
Postimi i plotë:
Fundjava dhe fillimi javës tjetër do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan. Parashikohet që termometri të regjistrojë mbi 40 gradë në shumë zona të pjesës së ultësirës perëndimore, ndërkohë problematike nga temperaturat e larta paraqitet edhe një zonë malore në verilindje, Kukësi, Hasi, Malësia e madhe, Kopliku ku termometri do të ngjitet shumë pranë vlerës 40 gradë. Temperatura e larta do të shoqërohen edhe me erë në disa zona ku janë evidentuar vatra zjarri. Parametri i erës mbetet problematikë në zonat ku ka zjarre kryesisht në Shëngjin dhe në qarkun e Vlorës ku herë pas here do të kemi intervale kohore 2 ose 3 orëshe të cilat do të sjellin edhe një shpejtësi mbi 45 km në orë, dhe nuk e favorizon situatën, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit.