Për të gjithë ata që kanë planifikuar të frekuentojnë bregdetin këtë fundjavë, temperaturat do t’ju favorizojnë.
Sipas parashikimit nga meteorologia Lajda Porjës, fundjava do të jetë e nxehtë, sidomos në zonat bregdetare ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.
Surpriza priten javën e ardhshme ku moti do të jetë i paqëndrueshëm sërish.
“Më në fund verë! Fundjavë me diell, sidomos në bregdeti për ata që duan të frekuentojnë plazhin. Dita e diel do të sjellë vranësia më të dukshme në zonat malore, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet, e theksoj në zonat veri lindore dhe jug lindore por në sasi të pakta dhe të papërfillshme. Temperaturat nga 5 -22 gradë në zonat malore dhe 14-30 gradë pjesa tjetër e territorit. I gjithë bregdeti parashikohet me diell, sidomos dita e shtunë. Nga java tjetër kemi rikthim të reshjeve, rrebeshe, dit me diell, temperaturë në rënie dhe në rritje. Deri rreth datës 14-15 maj moti të jetë disi i paqëndrueshme dhe prezenca e reshjeve të jetë në territorin shqiptar”– parashikon Lajda Porja.