Prej disa ditësh Shqipëria është pushtuar nga moti i ftohtë, i cili ka sjellë reshje shiu si dhe reshje bore në zonat malore. Sot, vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 11°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.