Temperatura të ulëta, por koha me diell/ Parashikimi i motit për ditën e shtunë 15 janar 2022

Vendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të paketa kalimtare.

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore.

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së shtunë, ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në skajin Verior dhe Juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale, duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14°C, ndërsa era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h të shtunën nga kuadrati i Veriut dhe të dielën, nga kuadrati i Jugut, përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-4 ballë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *