Temperaturat arrijnë deri në -10 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, moti në vendin tonë për ditën e sotme parashikohet me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta. Kryesisht zonat jugore-juglindore do të gjenerohen edhe reshje dëbore.

Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë me vlera që do të luhaten nga –10°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *