Ditën e sotme orët me diell do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin. Në mëngjes mjegulla e mjegullina do të jenë prezente në lugina.
Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi e lehtë. Në bregdet era do të fryjë përkohësisht mesatare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 4 deri 20°C, në zonat e ulëta 8 deri 26°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 25°C.