Temperaturat deri në 40°C, ja si do të jetë moti për sot

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Verili-verilindje. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *