Temperaturat do zbresin nën zero, ARRSH apel për shoferët: Ja rrugët ku duhet të bëni kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq.

Në njoftimin e ARRSH kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës, në orët e para të mëngjesit, si dhe të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore.

NJOFTIMI

Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *