Temperaturat ekstreme i kushtojnë jetën një 72-vjeçari në Memaliaj, gjendet i vdekur në një parcelë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Memaliaj, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta. Trupi i të moshuarit është gjetur në një parcelë të mbjellë afër banesës së tij.

Sipas informacionit të siguruar, temperaturat e nxehta të kësaj periudhe dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen e 72-vjeçarit me inicialet S. M. Trupi i tij u zbulua nga të afërmit rreth një orë më parë në një parcelë që ndodhet pranë shtëpisë së tij.

Hetimet e kryera nga grupi hetimor kanë treguar se nuk ka pasur shenja dhune që të nënkuptonte ndonjë krim. Në përfundim, është konfirmuar se vdekja e 72-vjeçarit ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *