Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëri

Vendi ynë për ditën e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë kështu mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Në zonat malore do ketë edhe rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë të cilat do të variojnë në zonat malore, nga 14°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 34°C ndërsa në zonat bregdetare nga 23°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Rajoni

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësia për rebeshe shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *