Temperaturat pësojnë rënie të lehtë! Si parashikohet moti për ditën e sotme në Shqipëri

Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika. Për pasojë, sipas ‘MeteoAlb’, vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërish vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 37-38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *