Vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 31°C, në zonat e ulëta nga 25°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38°C.
Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova
Sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të rriten ku do të variojnë: në zonat malore nga 18°C në 33°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 36°C.
/Priza.al/