Ten Hag i impresionuar nga paraqitjet e Rashford

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, tha se ai gjithmonë besonte te Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez e çoi numrin e tij në 30 gola për klubin dhe kombëtaren këtë sezon.

Goli i Rashford në ndeshjen e dytë të 1/16 të Ligës së Evropës ndaj Real Betis ishte i 27-ti i tij për United këtë sezon, ndërsa 25-vjeçari gjithashtu shënoi tre herë për Anglinë në Kupën e Botës në Katar.

Pasi shënoi vetëm pesë herë sezonin e kaluar, Rashford ka qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Ligës , ku ai shënoi në çdo raund si dhe në Ligën e Evropës, me gjashtë gola.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *