Sipas gazetës Sport, Manchester United ka hedhur sytë nga Barcelona. Konkretisht te mesfushori holandez, Frenkie de Jong.
Arsyeja është ardhja e Ten Hag në stolin e skuadrës. Tekniku holandez e ka vendosur si objektiv prioritar të klubit bashkëkombasin dhe ka në dorë 250 milion euro për merkaton e verës.
Pavarësisht kërcënimit, Barcelona është e qetë pasi nuk mendon që të shesë një nga lojtarët që pritet të ketë një të ardhme të madhe në Camp Nou.
Dhe vetë lojtari nuk ka dëshirë të largohet, pasi po i pëlqen puna me Xavi-n dhe shpreson që projekti i ri Barcelonës të shkojë sa më larg./Priza.al