Ten Hag në krye të United nga sezoni i ardhshëm, Ronaldo reagon dhe “vulos” të ardhmen

Eric Ten Hag është trajneri i ri i Manchester United siç dihet tanimë, mirëpo siç duket ai ka arritur të fitojë shpejt edhe pëlqimin e yllit të skuadrës Cristiano Ronaldo.

CR7 pas zyrtarizimit të Ten Hag nuk kishte reaguar duke ngjallur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Nga fjalët e fundit të portugezit, duket se ai nuk ka ndërmend të largohet dhe se ka besim te Ten Hag që do bëjë United të fitojë sërish trofe.

Di që ka bërë një punë fantastike tek Ajax dhe që është një trajner ekspert. Duhet ti japim kohë, nëse ai bën mirë Man.United do të ketë suksese, pra i urojë gjithë të mirat. Jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si lojtarë por edhe si tifozë. Duhet të besojmë se vitin tjetër mund të fitojmë trofe”, u shpreh C.Ronaldo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *