Ten Hag: Ronaldo nuk pranoi të futej në fushë, është hera e dytë. Duhet të ketë pasoja

A refuzoi Cristiano Ronaldo të futej në lojë kundër Tottenham? Një pyetje specifike, në konferencën për shtyp para Chelsea, Ten Hag jep një përgjigje.

“Po! Është hera e dytë dhe duhet të ketë pasoja, është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit. Unë jam përgjegjës, duhet të vendos disa standarde dhe t’i kontrolloj ato.

Ajo që themi me Cristianon mbetet mes nesh dhe ai gjithashtu mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër”, u shpreh Ten Hag.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *