Tenderi 300 milionësh/ Ja si Ender Trashaj i Albgarden dhe Jonaid Myzyri i KPP shfuqizojnë fletët e ligjit si për të plaçkitur paranë publike (Dokumentet)

Priza.al disa ditë më parë ka publikuar një “buqetë” me bëmat e kompanisë Alb Garden dhe ishte pikënisja për t’i hapur rrugë rastit konkret që po publikojmë ku tregon se si kompania që vetëm në letra përfaqësohet nga Pjetër Trashaj sepse në të vërtetë është Endër Trashaj “i zoti i punës”, në bashkpunim më Jonaid Myzyrin (Kryetarin e KPP) përcaktojnë tenderat.

Janë 24 tendera të fituar nga Alb Garden nga 25 të tilla ku ka marrë pjesë. Një pjesë të tyre, i ka fituar pikërisht nëpërmjet manovrave me ankimime dhe dakordësi me Jonaidin e KPP.

Sot do trajtojmë një rast flagrant, që fakton se si kriteret e tenderave, Jonaidi i bën siç ia kërkon Endër Trashaj i Albgarden.

Autoriteti kontraktor “Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë” ka shpallur tenderin Nr. REF-49887-11-14-2022 me fond limit 300 milion lekë pa TVSh, të hapur në datë 15.11.2022. Objekti është blerje e pemëve dekorative për pyllin orbital por edhe zona të tjera të Tiranës. Deri këtu çdo gjë është në rregull.

 

Tenderi 300 milion lekë i përcaktuar sipas kritereve nga Institucioni
Tenderi 300 milion lekë i përcaktuar sipas kritereve nga Institucioni

Drejtoria ka përcaktuar kriteret se si do të menaxhohen paratë e taksa paguesve të Tiranës. Kritere të cilat nuk i kanë pëlqyer Endër Trashajt të AlbGarden i cili menjëherë nëpërmjet një ankese në KPP, arrin të bllokojë procesin.

Vendimi i KPP dhe objekti, ankimuesi AlbGarden
Vendimi i KPP dhe objekti, ankimuesi AlbGarden

Pas disa ditëve, Jonaid Myzyri kthen përgjigje duke pranuar pjesërisht kërkesën e AlbGarden. Heq disa kritere nga lista e miratuar nga Autoriteti Kontraktor, si dhe shpall datën e radhës së mbajtjes së këtij tenderi, madje KPP vendos që të vihet në dijeni brenda 5 ditëve për këto ndryshime.

Vendimi i zbardhur i KPP në favor të kompanisë
Vendimi i zbardhur i KPP në favor të kompanisë

Këtu nis ajo që në syrin tonë është një aferë e pastër. Sërish subjekti AlbGarden bën ankimim me të njëjtin objekt kërkese. Heqje kriteresh. Dhe KPP me Jonaid Myzyrin në krye, pranojnë ta shqyrtojnë si ankesë.

  • Çfarë do të shqyrtojë Jonaid Myzyri?
  • Vendimin e tij dhe të anëtarëve të tjerë të Komisionit?
  • Do të shqyrtojë nëse herën e parë ia ka futur kot?
  • Do të shqyrtojë nëse e justifikon pagën që merr si nëpunës i shtetit, apo është thjesht një “qepës” letrash i kompanive private?

Priza.al disponon ankesat e rdhës të AlbGarden depozituar në datën 24.11.2022 pranë KPP. Më pas në 15.12.2022 depoziton edhe një ankesë të tretë me të njëjtin objekt me të parën “Modifikim i dokumenteve të tenderit” përsëri KPP “zemër madhe”

e pranon.Ankesat e AlbGarden edhe pse është marr një vendim që i jep pjesërisht të drejtë

Ankesat e AlbGarden edhe pse është marr një vendim që i jep pjesërisht të drejtë

Ankesat e AlbGarden edhe pse është marr një vendim që i jep pjesërisht të drejtë
Ankesa tjetër e AlbGarden edhe pse është marr një vendim

Mesa duket taksat e shqiptarëve për të paguar punonjësit e KPP me në krye Jonaid Myzyri shkojnë dëm pasi nuk kanë bërë punën siç duhet dhe ju lind nevoja papritur të japin  të rishqyrtojnë duke ezaurruar resurset njerëzore dhe kohën.

Në ankesën e dytë të datës 15.12.2022 në Endër TRashaj shamtazhon Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Tiranë se nëse nuk i jep të drejt në këtë tender do të bëj gati dosjen  për në SPAK pasi sipas tyre  kanë paracaktuar tenderin.

Shamtazhi ndaj institucioneve në dokumente zyrtare
Shamtazhi ndaj institucioneve në dokumente zyrtare

Ky është momenti që institucionet të jenë në lartësinë e detyrës që kanë. Tenderi është një mënyrë për të kursyer lekët e taksapaguesve duke kualifikuar kompaninë që kërkon më pak për të shërbyer më shumë./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *