Tenderi i uniformave/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për të gjithë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për personat e përfshirë në tenderin e uniformave të policisë në Ministrinë e Brendshme.

SPAK-u ka kërkuar 1 vit e 6 muaj gjykim të shkurtuar për: Edlira Naqellari, Flutura Cerkezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Aurora Mulla.

Kujtojmë se SPAK bëri publik përfundimin e hetimeve në muajin korrik. Bëhet fjalë për një tenderin e uniformave që kap vlerën e rreth 28 milionë eurove.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *