Tenistja ruse pranon se është homoseksuale:Të jetosh e fshehur nuk ka më kuptim

Ndërsa qeveria dhe parlamenti rus intensifikojnë ligjet kundër homoseksualizmit, tenistja ruse Daria Kasatkina, numri 12 në botë, ka befasuar me deklaratën e saj. Ajo ka pranuar se është lesbike.

Tenistja e konfirmoi këtë gjë gjatë një interviste në YouTube, ku u shpreh se ka një marrëdhënie me një femër tjetër. “Të jetosh e fshehur nuk ka më kuptim. Vendosa ta bëj publike këtë fakt. Gjithsecili është i lirë për ta bërë të ditur këtë gjë ose jo”, tha Kasatkina, aktualisht tenistja më e mirë në Rusi.

Një deklaratë që vjen në momentin kur parlamenti rus po përgatit një paketë ligjesh që ndalon propagandën e homoseksualëve në publik. Daria Kasatkina aktualisht nuk jeton në Rusi dhe ka kritikuar qeverinë moskovite për këtë çështje.

“Në Rusi ka shumë argumente tabu”, tha tenistja. Kasatkina ka pranuar se ka një lidhje me Natalia Zabiiako, që garon në patinazhin artistik. Këtë lidhje tenistja e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, përmes një foto.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *