Anijet e rojes bregdetare greke kanë hapur zjarr ndaj një anijeje mallrash turke që lundronte në ujërat e detit Egje.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga hapja e zjarrit nuk ka të lënduar, pasi të shtënat ishin thjesht ‘shenja paralajmëruese’ ndaj anijes e cila lëvizte në mënyrë të dyshimtë.
Zyrtarët ndihen të shqetësuar, pasi kjo mund të përshkallëzojë situatën e tensionit mes Turqisë dhe Greqisë, si dhe mund të jetë burim konflikti në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë .
Nga ana tjetër, Ankaraja akuzon Athinën për ‘pushtimin’ e disa ishujve të Egjeut dhe për ngacmimin e avionëve turq me sistemet e mbrojtjes S-300 të prodhimit rus të stacionuar atje.