Protagonistët e debatit të sotëm ne ‘Përputhen’ këtë herë ishin Bruno dhe Mikela, siç shpesh edhe ka ndodhur.
Takimi i ëmbël mes Mikelës dhe Erjonit nxiti reagimin e konkurrentit, i cili ka qenë një ndër djemtë që ka bërë takime me Mikelën. Ai tha se ajo që po bën Mikela është e turpshme, sepse edhe për Markon kishte deklaruar se po të dilte me të nga emisioni do ishte e lumtur.
Sipas Brunos, Mikela kishte thënë se donte të kishte edhe një familje me Markon, ndërsa kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e konkurrentes.
Debati:
Bruno: Përveç dëshirës për të njohur vajza, kam respekt edhe për djemtë. Kjo të njëjtën gjë që do bënte me Markon. Tha që do ishte më e lumtura po të dilte nga këtu me atë, të krijonte familje.
Mikela: E ke zakon ti marrësh llafet dhe ti bësh strumbullar. Mos i ço fjalët kot po hiqe atë mikrofon. Si kam thënë askujt këtu që dua të kem familje me ty.
Bruno: Ule zërin dhe fol si femër. Ki pak feminimitet.
Mikela: Ja më shih jam gjithë kjo femër.
Bruno: Ka ikur nga mendorja. Le nam.
Mikela: Bruno nuk ka pëlqim, po ka tendencën që të hedhë fjalë kot që të më prekin mua.
/Priza.al/