Një polic është plagosur pavarësisht thirrjeve të organizatorëve të një proteste në Prishtinë për të mbrojtur uniformat e policisë. Protetsa e organiuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Zyrtari policor është parë të jetë i gjakosur, derisa anëtarë të njësive policore po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.
Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.
Protesta e veteranëve ka degjeneruar në dhunë pas futjes së pjesmarrësve në oborr e më pas përpjekjes për të hyrë brenda në Parlament.
Protestuesit kundërshtojnë ligjin për pagën minimale dhe ata thonë se ai nuk duhet të votohet. Sipas tyre ligji nuk i përfshin veteranët në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.