Tensione në Egje/ Turqia ashpërson tonet ndaj Greqisë dhe Qipros: Nëse bëni një hap…

Turqia ka nisur agresionin kundër Greqisë dhe Qipros. Retorika mes vendeve është drejt kulmit dhe mund të përshkallëzohet në veprime, pas paralajmërimeve për shpimet e planifikuara në Qipro në nëntor.

Erdogan shënjestroi edhe një herë Athinën dhe Qipron, si dhe marrëveshjet greko-franceze dhe greko-amerikane të mbrojtjes.

“Si Greqia dhe administrata greko-qipriote po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë.

Ne u përgjigjemi këtyre sfidave si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelë të drejtat. Pala greko-qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë në nëntor.

Nëse kjo ndodh, ne si Turqi do të vazhdojmë të japim përgjigjet e nevojshme për sfida të tilla për të mbrojtur të drejtat e turqve qipriotë”,- mbyllet deklarata e Ankarasë.

Situata ka shkaktuar reagime në Greqi që kërkon ndërhyrjen e BE-së për të vendosur sanksione kundër Turqisë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *