Tensione në kufi, reagon sërish Serbia: Mbrëmë ishim në prag të konflikteve të rënda, Kurti i rrezikshëm

Situatë e tensionuar ishte ajo e djeshme në kufirin Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë të fundit ka reaguar sërish Serbia, ku thekson se rajoni dje ishte “në prag të një konflikti serioz”.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç tha se fajtor për këtë situatë është Albin Kurti, ku shtoi se Beogradi nuk kërkon konflikt por vetëm paqe.

“Kjo tregon se sa i rrezikshëm është ai, por edhe se kërcënimi ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk ndalet”, tha ai.

Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe. Sot qeveria e Kosovës shtyu vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *