Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të shumta për shkak të mungesës së kryeministrit Rama. Partia Demokratike nuk ka pranuar të vazhdojë diskutimet pa praninë e kreut të qeveriasë, teksa Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, por Alibeaj është ngritur për të folur, ndërsa Garda ka bllokuar foltoren.
Ahmetaj kërkoi që gardistët të largoheshin, teksa shtoi se nuk kishte ndërmend të zihej me askënd aty. Në fund, Ahmetaj tha se nëse ia jep fjalën kryeparlamentrja Lindita Nikolla, ai largohej dhe i zinte vendin Alibeajt.
“Nuk do bëjmë si kalmajt tani, po ta dha nuk diskutohet. Nuk do bëjmë si kalamaj po them. (u drejtohet gardistëve) Ikni, ikni ju, se nuk do zihem me Alibeajn unë, as ai me ju. O djema, o djema, iknu tani. Po ta dha fjalën kryetarja e Kuvendit, do iki unë. Po ikni tani pra se nuk do zihemi këtu,”- tha Ahmetaj.