Tensione në Leposaviq, protestuesit kalojnë kordonin e KFOR-it

Protestuesit serb janë mbledhur edhe sot para objektit të komunës së Leposaviqit për të kundërshtuar praninë e kryetarit, Lulzim Hetemi.

Për të vizituar Hetemin kishte shkruar sot në mëngjes Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Por me të hyrë brenda Krasniqi, protestuesit e revoltuar kanë kaluar kordonin e vendosur të KFOR-it.

Protestuesit tani ndodhen në hyrje të komunës ndërsa brenda ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *