Ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë është shënuar me plot incidente.
Pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin pas një penalltie në favor të Elbasnit në minutën 5, dhuna është përhapur dhe jashtë fushe.
Kështu, pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 1-1 nuk është pritur mirë nga sportdashësit elbasanas.
Si hakmarrje ndaj ekipit pogradecar është goditur autobusi i KF Pogradecit para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW duke i thyer xhamin.
Një tjetër episod i shëmtuar në futbollin shqiptar, teksa ditën e djeshme ndodhi e njëjta gjë me tifozët e Tiranës që dëmtuan autobusin e Teutës pas humbjes në “Air Albania”.