Debatet brenda Partisë Demokratike nuk kanë mbaruar. Gjatë mbledhjes që u zhvillua ditën e sote mësohet se ka patur debate midis ish-ministrit të Brendshëm, deputetit Flamur Noka dhe kryedemokratii Lulzim Basha.
Noka e ka akuzuar Bashën se ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”.
Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.
Debati mes Nokës dhe Bashës:
Noka: Deri ne zgjedhjen e kryesise e kishe kauzen politike “masakren zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes se kryesise, ti e ktheve ne therrime ceshtjen e masakres zgjedhore.
Basha: S’eshte e vertete. Une e kam deklaruar dhe kam folur per masakren ne cdo dalje timen. Ju duhet te merrni informacion prane prokurorive dhe te interesoheni per masakren zgjedhore te 25 prillit, ashtu sic u be me Vaun e Dejes.
Noka: Ti duhet te dalesh ne terren, per tu shpjeguar demokrateve vendimin qe more per perjashtimin e Berishes, se ke percare demokratet.
Basha: Une do dal, do kem aksion, por jo tani. Do t’i sqaroj demokratet, por pa i hedhur benzine zjarrit.
Noka: Ti i ke hedh tritolin.
/Priza.al/