Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez,në Shkup. Gjatë pasdites ka pasur tensione.
Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me mjete piroteknike, e po ashtu janë dëgjuar edhe thirrje të shumta kundër propozimit.
Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.
Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë.
Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë”.
Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.